Aksioni/ 10 të arrestuar në Tiranë. Policia tregon arsyet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhjetë persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Arben Kacos është dënuar me katër vite burg për fshehje të të ardhurave, ndërsa Mario Prenga me 6 muaj burg për falsifikim të dokumenteve.

Njoftimi i plotë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasve:

Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Q., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. H., 17 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, pasi në Yrshek, për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin e mitur me iniciale A. Ç., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

J. N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 29 vjeç, B. A., 47 vjeç dhe A. R., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. Gj., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

•Më datë 09.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. D., 36 vjeç, sepse në rrugën “5-Maj”, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin D. Xh., 39 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spital, u largua për në banesë. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.