Nga Durrësi në Berat, për të shitur ‘të bardhë’, kapet
Një i ri është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Sorry, the comment form is closed at this time.