Ndihmoi drejtësinë në zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme, kush është Luftar Reçi
Personi në foto është Luftar Reçi, i dënuari që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salihut. Fotoja është shkëputur nga një intervistë që Luftar Reçi ka dhënë vite më parë për gazetaren Klodiana Lala, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.
Policia e Shtetit finalizoi një ditë më parë operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’,’ në zbatim të masave të sigurisë dhe urdhër-ndalimit nga SPAK për autorët e dyshuar për vrasjen 15 vite më parë të Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.
Sipas policisë, janë ekzekutuar 4 masa sigurie arrest me burg dhe një urdhër-ndalim i lëshuar nga SPAK, ndërkohë vijojnë në kërkim ndërkombëtar vetëm dy prej të akuzuarve, Lulzim Berisha e kunati i tij Plarent Dervishaj.
Deri tani policia ka mundur të sigurojë kapjen e 5 prej autorëve të dyshuar, Emiljano Shullazin që ndodhet në burg, Indrit Taullain që u arrestua në Kosovë dhe pritet ekstradimi, Viktor Ymerin, shtetasin me inicialet I.R, që është ndaluar, si dhe Luftar Reçin.
Sorry, the comment form is closed at this time.