MSH: Kanë mbetur të plagosur 8 policë dhe dy protestues, njëri prej policëve rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar numrin e policëve dhe protestuesve të plagosur gjatë protestës të zhvilluar mbrëmjen e sotme për vrasjen e Klodian Rashës. Ministria informon se, janë plagosur 8 policë dhe 2 protestues.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme, të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime më serioze. Në Spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjes të policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar. Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë”, njofton ministria.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.