Mjeti kryente lëvizje të dyshimta, pas kontrollit policia gjen…

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Fatjon Guri, 34 vjeç pasi iu gjet me vete armë pa leje. Kontrolli në mjetin e tij u bë pasi po dyshohej se po kryente lëvizje të dyshimta.

Efektivët u vunë në ndjekje dhe pas kontrollit gjetën armën.

NJOFTIMI I PLOTE

Qarkullonte me armë zjarri me vete, lokalizohet dhe arrestohet nga Policia.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.