Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën tek “Uji i Ftohtë”, plagoset i riu
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Një mjet tip “Ford”, me targë AA 952 XV, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ka goditur barrierat e rrugës, në një pjesë ku po kryen punime.
Në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.
Drejtuesi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Blutë e Vlorës kanë nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa në vendngjarje mbërriti dhe shërbimi zjarrfikës.
Sorry, the comment form is closed at this time.