Mësuesja humb jetën në spital. Familjarët akuzojnë mjekët

Një grua 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Ajo u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 të ditës së sotme, pasi nuk ndjehej mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46-vjeçares Anila Bazelli është dërguar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria që ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se 46-vjeçarja vuante nga astma. Ajo ka ndërruar jetë sapo në urgjencë ka filluar ekzaminimi nga mjekët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.