Mbytet një 76-vjeçar në plazhin e Shëngjinit
Një 76-vjeçar është mbytur teksa pushonte në plazhin e Shengjinit në Lezhë.
Sipas njoftimit nga policia, shtetasi me iniciale J.B., banues në Kosovë dyshohet të ketë humbur jetën rreth orës 17:25 të pasdites së sotme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.