Manipulonte provat për të dënuarit, si u kap “mat” shefja e Shërbimit të Provës

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i Shefes së Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj.

Mësohet se, në një hark të shkurtër kohor, prokurorja e Laçit Arjola Preçi ka arritur të zbardhë një rast korrupsioni nga ana e Lelçajt.

Sipas të dhënave, Lelçaj manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Ndërkaq, gjatë momentit të arrestimit, shefes së Shërbimit të Provës i janë gjetur edhe një sasi vlere monetare, që i ishin dhënë nga i infiltruari.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.