Maliq/ E moshuara gjendet e vetëvarur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vloçisht të Maliqit, sot në mëngjes.

Sipas njoftimit të policisë, një 87-vjeçare është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj.

E moshuara është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Vloçisht, Maliq, në oborrin e banesës, nga familjarët e saj, është gjetur e vetëvarur shtetasja E. L., rreth 87 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.