Makina u bë shoshë nga plumbat, i riu para pak muajsh kishte dalë nga burgu

Këtoijanë imazhet e para nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u ekzekutua me armë një i ri.  Makina tip “Benz” e 30-vjeçarit që u vra mbremjen e sotme, ka dalë nga rruga pasi është qëlluar me më shumë se 10 plumba.

Ndërkaq policia e Vlorës në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një telefonatë nga një qytetar që ka njoftuar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Mësohet se viktima quhet Beniamin Bezhani rreth 30 vjeç, i cili para pak kohësh ka qenë në burg në Itali.

“Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaron policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.