Makina përplaset me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio” në Tiranë, lëndohet shoferja
Një makinë është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio” këtë të shtunë në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.
Ndërsa mësohet se shoferja e makinës është lënduar si pasojë e përplasjes së fortë.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhura rrethanat e aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.