Makina e dyshuar nuk i bindet policisë 3 herë

Një automjet ka alarmuar Policinë Elbasanit, mbrëmjen e së enjtes.

Burime bëjnë me dije se automjeti me targa B680AB është shpallur në kërkim, dhe po kërkohet në çdo cep të Qarkut të Elbasanit, pasi nga të dhënat e policisë dyshohet se me të lëvizin persona me rrezikshmëri të lartë.

Fillimisht, mjetit i është bërë me shenjë nga një patrullë policie që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por makina nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen drejt qytetit të Elbasanit.

Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar kolegët e Elbasanit, që angazhuan menjëherë dy patrulla policie. Edhe këto i kanë kërkuar sërish mjetit që të ndalojë, por është përsëritur e njëjta situatë, pasi makina nuk ka ndaluar.

Menjëherë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit. Por pavarësisht angazhimit maksimal nuk ka qenë i mundur ndalimi dhe kapja e personave që udhëtojmë me këtë automjet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.