Makina devijon në rrugë për shkak të mjegullës, një i plagosur në Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se shkak është bërë mjegulla e dendur në rrugë, si dhe lagështia.

Dyshohet se ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.