Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, lëndohet drejtuesi në Krujë

Një person është dëmtuar mesditën e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Krujë.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Krujës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë anësore.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.