Lihen në burg 5 policët, favorizuan prerjen e pyjeve

Pesë të arrestuarit e komisariatit të Maliqit janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës. Ata akuzohen se kanë favorizuar prerjen e paligjshme të pyjeve.

Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici, morën masën arrest me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.

7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj duke nxjerrë te 7 efektivët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në keqpërdorim të atributeve qe u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.