Librazhd/ Kamioni përplas motorin, plagosen burrë e grua
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit. Një kamion ka përplasur një motor në të cilin po udhëtonin burrë dhe grua. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar.
Të plagosur kanë mbetur çifti mirëpo fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.