Lezhë/ Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një 43-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Sipas të dhënave të para, Hilë Gjini, banues në Balldren është qëlluar teksa ishte duke çuar fëmijët për në shkollë. Për momentin ai ndodhet në spital për të marr mjekimin e nevojshëm.

Sakaq, është identifikuar edhe autori, dhe bëhet fjalë për një banor të zonës i cili është shpallur në kërkim.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.