Shpërthen makina në Kamzë

Një mjet ka shpërthyer në Kamzë ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit. Mësohet se mjeti ka shpërthyer sapo ai ka shtypur pultin për ta hapur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.