Ndahet papritur nga jeta ish-aktori, biznesmeni dhe politikani

Ka humbur jetën në moshë të re biznesmeni dhe politikani Ilir Dashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot në rrjetet sociale miqtë e tij.

Ilir Dashi ka mbajtur disa pozicione drejtuese, përfshirë edhe drejtorin e QSUT-së, ndërsa në politikë ishte i angazhuar në radhët e LSI, ku ka drejtuar edhe degën e kësaj partie në Tiranë.

Dashi ka qenë dhe kandidat për deputet në Tiranë përballë ish-Presidentit Bamir Topi.

Karrierën e tij e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë “Orbit”, dhe hoqi dorë prej saj, pasi mori një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë e Tiranës, drejtor i QSUT, e më pas drejtor i Hekurudhave.

Pas largimit nga politika, zgjodhi që bashkë me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës, ku bashkëshortja e tij, Estela Dashi, kishte fituar në një projekt ndërkombëtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.