LAJM I FUNDIT/ Zjarri përfshin një banesë tek Unaza e Re. Dyshimet e para
Pasditen e sotme në Unazën e Re në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në një banesë. Policia thotë se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.