LAJM I FUNDIT/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Vlorë

Një këmbësor 75-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Vlorës pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”.

Policia ka nisur hetimet si dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.