Kush janë vëllezërit që u gjetën të vrarë, me precedentë penalë

Dy vëllezërit të cilët u gjendën të vrarë ditën e sotme në Maliq ishin larguar nga shtëpia prej tre ditësh. Një ditë më parë nëna e tyre kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e djemve.

Ata ishin me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vendosjes së gjobave ndaj biznesenëve dhe janë akuzuar për disa vjedhje të ndodhura në qytet.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po ndiqet itinerari i rrugës që i ka çuar ata nga Pogradeci në Maliq për të shkuar në zbardhjen e ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.