“Kapet mat” duke ujitur kanabisin, arrestohet kultivuesi

Në qarkun e Beratit janë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit, ndërsa një person është arrestuar.

Adi Myftari, 44 vjeç, u arrestua pasi në fshatin Vërzhezhë u kap nga policia duke ujitur 120 fidanë të dyshuara bimë narkotike kanabis, të mbjella pranë tokës së tij.

Ndërkohë që u procedua penalisht Sh.K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.