KUÇOVË/ Vrau qiradhënësin, rrëfehet autori: Më tha se…

Vangjel Polovina, duke pranuar vrasjen e 41-vjeçarit Ajet Guneli, ka thënë në dëshminë e tij se, ngjarja erdhi për pagesën e qirasë. Ai thotë se, pasi ishte kthyer Guneli nga Anglia e kishte telefonuar dhe kërcënuar.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash. Kur erdhi Ajeti nga Anglia, disa javë më parë, më kërkoi të takoheshim. U takuam e, pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri.

“Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për dy muaj e gjysmë qira. Unë mendova se u likujduam, por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, domethënë natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin. Kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar. E mora. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes, më ka sharë dhe më tha: do të vras, do të heq qafe. Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim fugon dhe në sedilen e pasagjerit vendosa kallashnikovin. Shkova tek lokali ku ai pinte kafen dhe, pa zbritur nga makina, i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij. Pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi u largova me fugon nga vendngjarja”, ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Polovina.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.