Kuçovë/ Sherr me thika, plagoset rëndë një person
Një sherr mes të rinjsh në Berat ka përfunduar me përdorimin e thikave e për pasojë një 34-vjeçar është plagosur rëndë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga është vënë 21-vjeçar si autor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë. I plagosuri f.k., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Beratit.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat”, njofton Policia.
Sorry, the comment form is closed at this time.