Kthehenin shtëpitë në plantacione kanabisi, pranga “kopshtarëve” shqiptarë në Spanjë

Dy tonë marijuanë janë sekuestruar nga policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet holandeze dhe belge, ndëras në pranga janë vënë 19 persona, mes tyre edhe shqiptarë të cilët kishin pozicione kyçr organizatën kriminale.

Sipas mediave vendase, organizata drejtohej nga holandezë të mbështetur nga shqiptarët, të cilët ishin përgjegjës për gjithçka që lidhej me kultivimin e marijuanës dhe nga disa spanjollë që ishin të ngarkuar me logjistikën.

Ata instaluan plantacionet në shtëpi ose depo me qasje të vështirë, gjithmonë larg qendrave të banuara për të kaluar pa u vërejtur.

“Kopshtarët” ishin përgjegjës për kultivimin dhe mirëmbajtjen e plantacioneve. Përveç kësaj, ata duhej të ishin të matur dhe të qëndronin brenda ndërtesave gjatë kohës së kultivimit deri në korrje.

Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u bastisën 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u zbuluan 34 000 bimë kanabis, 14 automjete, 20 000 euro dhe një pistoletë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.