KRUJË/ Organizoi festë familjare në kundërshtim me rregullat antiCovid, proçedohet penalisht pronari i një lokali

Pronari i një lokali, në qytetin e Krujës, ka Organizuar një festë familjare në kundërshtim me rregullat antiCovid.

Gjatë kontrollove në terren për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga efektivët e policisë, u konstatua se në subjektin në pronësi të shtetasit D. F., po organizohej një festë familjare, në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Ky shtetas është ndëshkuar një herë me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrolleve të tjera, këtij shtetasi i është pezulluar leja për ushtrimin e aktivitetit, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ai vijonte përsëri të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.” citohet në njoftimin e policisë Durrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.