Kokainë dhe kanabis në lokalin me qira, në pranga dhe kamerieri

Policia e Fierit bën të ditur se, ka arrestuar pronarin dhe kamerierin e një lokali në fshatin Baltëz, pasi në ambientet e tij janë gjetur 4 doza me kokainë dhe 19 doza me kanabis sativa.

Sipas burimeve zyrtare, sasia e drogës u gjet në mjetin tip “Golf” të shtetasit K.S dhe në lokalin që ai kishte marrë me qira.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bien në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 19 doza me cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier shtetasi I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. T. u gjetën 15 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. S., 26 vjeç dhe I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.