Klos/ Vranë me sende të forta kryefamiljarin, nënë e bijë dërgohen në Spital Psikiatrik

Nënë e bijë, Mine dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, janë dërguar në Spital Psikiatrik. Ato dyshohet se kanë vrarë me sende të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, 47 vjeç.

Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim.

Fillimisht, ato do t’u nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në Spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të dërgohen në një nga spitalet psikiatrikë në vend.

Pas një konflikti brenda familjes, mbrëmjen e së dielës, nënë e bijë dyshohet se kanë goditur me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.