Kishte shkuar në festë ditëlindje, 16-vjeçarja ngacmohet seksualisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugicën e bowlingut në Sheffield, ku një nxënëse në moshën 16-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy djem.

Lajmin e ka bërë me dije mamaja e viktimës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodhur në një festë ditëlindjeje në ”Hollywood”, ndërkohë që të gjithë ngjarjen e ka regjistruar një  prej shokëve të tyre me telefon.

Ata e ndaluan adoleshenten të hynte në tualet dhe më pas e sulmuan, e më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Të pranishmit për mediat e huaja, janë shprehur se nxituan në ndihmë të 16-vjeçares pasi dëgjuan britmat që vinin nga tualeti.

Policia e Yorkshire të Jugut tha: Ne u thirrëm rreth orës 21:15 të hënën, 23 gusht nga ”Hollywood Bowl” në Sheffield, pasi kishte një sulm seksual kishte ndodhur në ambientet e tyre. Një vajzë adoleshente u ndalua të hynte në tualet nga tre të rinj meshkuj, dy prej të cilëve e prekën atë në mënyrë të papërshtatshme mbi veshjet e saj.

Ajo u ka shkruar shefave të ”Hollywood Bowl” dhe kërkon një hetim në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.