Kapet në Holandë 35-vjeçari i shpallur në kërkim pas operacionit ku u arrestua Dumani

Është arrestuar në Holandë, 35-vjeçari nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Bledar Debrova ose ndryshe siç njihet Eljo (Ervis) Bitri ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi ndaj tij është  caktuar masa  e sigurisë “Arrest në burg”.

Eljo (Ervis) Bitri është në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”.

Ai akuzohet për implikimin në vepra të rënda penale si vrasje, vjedhje me dhunë, shkatërrim i pronës me ekskloziv.

Janë 7 episode të ndodhura, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.

Gjithashtu Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).

35-vjeçari nga Elbasani u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.

Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Holandës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë në kërkim ndërkombëtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.