Kapet në Athinë shqiptari i njohur për jelekun fluoreshent, vodhi 76 mijë € nga 11 banka dhe i “luajti” në kazino 

Pasioni për lojërat elektronike të fatit ishte ajo çka shtyu një 42-vjeçar shqiptar që të mësynte në banka të nivelit të dytë dhe të largohej duke vjedhur para.

Pasi detyronte menaxherët të hapnin dyert e sigurisë, ai vishte një jelek fluoreshent për ta vështirësuar gjetjen e tij dhe zhdukej në turma, ndërsa paratë i “luante” në ruletën elektronike.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat tetë në degë bankash dhe tre në kazino.

Shqiptari u arrestua së bashku me një bullgar 22-vjeçar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grabitje, ndërsa roli i tij kryesor ishte transportimi në disa raste i “grabitësit me jelek fluoreshent”.
42 vjecari  i cili u arrestua në një hotel në qendër të Athinës, është arrestuar më parë për shkelje të ligjeve të drogës, falsifikim dhe arratisje nga burgu, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar për marrjen dhe shpërndarjen e produkteve të veprës penale.

Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka, me kapele ose paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale për koronavirusin

Shqiptari në një video mbante në dorë një armë të cilën, siç raportohet, ia ka dërguar familjes së tij në Shqipëri si dhe një shumë prej 76,548 mijë euro që ishte plaçka totale që grabiti.
Nga kontrollet e kryera gjatë operacionit janë sekuestruar:

-jelek ngjyrë portokalli me mbishkrimin “Green Projects” i cili i referohej

–jelekëve të punonjësve të bashkisë,

– Veshjet e veshura gjatë kryerjes së grabitjeve,

– kartë identiteti false e emigrantit,

– motoçikleta që përdorej si mjet kalimi dhe arratisjeje nga vendet ku kryheshin grabitjet,

-paketë najloni që përmbante -1.5- gram. kanabis,

-tre celularë dhe

– shuma prej 235 euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.