Kapet me rreth 1 kg drogë në kufi, arrestohet shqiptari

Një 27-vjeçar me iniciale, Y.S, është arrestuar nga policia kufitare në Vermicë, mbrëmjen e djeshme, pasi është konstatuar me një kilogram, substancë e dyshuar si marihuana, në makinë.

Sipas mediave vendase, shqiptari i arrestuar është dërguar në paraburim për 48 orë, ndërsa cështja është dërguar në njjësinë rajonale të hetimeve të antidrogës në Prizren.

Mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.

Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë.

“Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.