Kë do qëllonte?/ “I forti” i Shkodrës kapet me pistoletë në brez

Një 42-vjeçar është prangosur nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është identifikuar me inicialet G. C. dhe njihet si person problematik. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Rruga e Golemit, shërbimet e policisë, kanë gjetur 42-vjeçarit i është gjetur një pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Tashmë pritet që ai të përballet me akuzën për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime dhe hetime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.