Kapet kokainë me vlerë 150 mijë euro, në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Tre persona, një italian dhe dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Ata u kapën në flagrancë teksa po trafikonin lëndën narkotike. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit “Fantabosco”.

Gjatë ndalimit të tre personave, atyre iu është gjetur edhe kokaina ndërsa prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për identifikimin se prej nga furnizoheshin të arrestuarit. Policia vuri në pranga 29 vjeçarin italian ku pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën rreth 130 gr. kokainë, një shufër precize dhe shënime të shkruara me dorë që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme. Hetimi i mëpasshëm u fokusua në dy shtetas shqiptarë të moshës 43 dhe 57 vjeç, të dyshuar për përdorim të sasive të mëdha të kokainës.

Shërbimet e shumta të përndjekjes bënë të mundur dokumentimin, gjatë një takimi kalimtar mes të dyve, që u zhvillua në periferi të qytetit të Cuneos, ku me shumë gjasa kishin si synim shkëmbimin e lëndës narkotike. Policia italiane kontrolloi edhe shtëpinë 57 vjeçarit italian, ku gjeti lëndën narkotike të llojit kokainë prej 1150 kilogramë të fshehura në një kuti si dhe 20 mijë euro të gjitha në kartëmonedha 100 ose 50 euro, të cilësuara si të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të kokainës. Nëse kokainë e kapur do të hidhej në treg ajo do të kapte një vlerë me 150 mijë euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.