Kamioni i ngarkuar me gurë batohet në mes të rrugës në Berat

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë, është batuar në mes të rrugës.

Siç shihet në pamjet nga vendngjarja kamioni me targa AA 039 RU, ishte i ngarkuar me gurë.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk raportohet për të viktima dhe as të plagosur. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.