Me kokainë drejt Italisë/ Një siçilian kapet “mat” në Kakavijë

Një siçilian është arrestuar nga autoritetet në Kakavijë, pasi iu gjet lëndë narkotike në automjet.

Mësohet se policia kufitare ka ndaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej nga shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  policia i gjeti të riut disa doza kokaine. Lënda narkotike u sekuestrua bashkë me automjetin dhe një aparat celular.

26-vjeçari nga Siçilia u vu në pranga për  veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.