Identifikohet autori i vrasjes së 19-vjeçarit

Mësohet se policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e ekzekutimit të 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, ngjarje e së dielës së kaluar.

Megjithatë, emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Burimet thanë se ai është një person me precedentë kriminalë të mëparshëm dhe rezulton i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje, ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.