I zhdukur prej tri ditësh, gjendet i pajetë 62-vjeçari
Trupi i një 62-vjeçari, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej tri ditësh, është gjetur i pajetë në breg të detit të Spillesë në Kavajë.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia dyshon se mund të jetë mbytur aksidentalisht.
62-vjeçari ishte larguar nga banesa më 5 shkurt të këtij viti dhe u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.