I kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një grupi kriminal, arrestohet turku në Tiranë 

Një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht  për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror është arrestuar në Tiranë.

Policia bën me dije se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht: M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.