Vrasja e ish-deputetit/ Të dyshuarit: Kemi sjellë prova, duam drejtësi

Dedë Kola, babai i Marjan Kolës, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, thotë se mbrëmjen e vrasjes i biri ka qenë në Kosovë.

Ai ndodhej atje bashkë me autorin e dyshuar Kristjan Kola.

I moshuari Kola tregon se ata kishin shkuar atje për qejf dhe për të blerë disa rroba.

Sipas Dedë Kolës, djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosovë, ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër.

87-vjeçari thotë më tej se nuk kanë pasur kurrë probleme.

Po ashtu, edhe vëllai i Marjan Kolës, Petriti, thotë se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur, pasi Marjani ndodhej në Kosovë më 29 nëntor.

Familjarët e 53-vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe lirimin e Marjan Kolës, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish-deputetit Ujka.

Sot do të jepet dhe masa e sigurisë për autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.