I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë i shumëkërkuari
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos me 5 vjet burg.
Bëhet fjalë për Albert Bulcarin, alias Mirash Hani, i cili u prangos në zonën e “Myslym Shyrit”.
Sipas burimeve zyrtare, operacioni u zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Hani është i dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit në Torino e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e Hanit drejt Italisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.