Humbi jetën një 22-vjeçare, u plagos shoferja/ Dalin pamjet e aksidentit në Bathore (video)
Janë publikuar pamjet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamëz, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Smart” humbi jetën pasagjerja 22-vjeçare.
E plagosur mbeti shoqja e saj, 19-vjeçarja Deni Doku, e cila u arrestua nga policia pas ngjarjes. Ndaj saj rëndon akuza për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
E reja po udhëtonte me shpejtësi, në momentin kur u përplas me dy automjete të tjera. Vajzat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pasagjerja 22-vjeçare humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Sorry, the comment form is closed at this time.