E trishtë/ Humb jetën në moshë të re nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, u nda nga jeta në moshën 37-vjeçare, pas një hemorragjie cerebrale që pësoi disa ditë më parë.

Ai qëndroi në gjendje kome pa mundur të hapë sytë sërish, duke lënë pas një fëmijë.

Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia e Elbasanit, duke shprehur dhe ngushëllimet për humbjen e rëndë.

MESAZHI I BASHKISE ELBASAN

Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare nënkryetari i Bashkisë, Ervin Saraçi.
Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.
Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit falenderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.