Hidhet nga kati i dytë, humb jetën i riu në Lushnjë

Një i ri u hodh nga kati i dytë, duke i dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në Savër të Lushnjës.

“Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos në Savër, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen ‘Skënder Libohova’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese. Për pasojë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Lushnjës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.