Grabitje me armë në Mitrovicë/ Vdes shitësi i dyqanit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, e si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri, i cili dyshohet se është shitësi i dyqanit, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës.

Por, si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur që kishte ardhur për trajtim ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.