Godet dy gardianët, në pranga 41-vjeçari që vuante dënimin në shtëpi

Një 41-vjeçar, i cili vuante dënimin alternativ të qëndrimit në shtëpi, ka goditur në ambientet e burgut të Fushë Krujës dy gardianë.

Sipas burimeve zyrtare, ai po kalonte periudhën e mbetur të dënimit për trafik droge kryer në bashkëpunim në shtëpi sipas vendimit të gjykatës. Por shtetasi në fjalë ka thyer këtë dënim alternativ.

NJOFTIMI

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.