Vendimi/ Gjykata dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën

Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste i kushtoi një dënim me 5 vite burg, Vladimir Gjutës.

Vendimi për të është dhënë nga Gjykata e Tiranës, që e gjeti fajtor për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta njihet edhe si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ai u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” më 10 shkurt 2020, me një armë zjarri “Makarov” dhe një sasi të madhe eurosh.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, 5 policë dhe gardistë u angazhuan për ta vënë në pranga, pasi dyshohej se po përpiqej të futej në godinën e PS, brenda së cilës po mbahej mbledhja e Kryesisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.