Gjobë kush hyn ilegalisht në Greqi, nis sot zbatimi i masave të reja në Kakavijë

Qeveria greke ashpërson masat në Kakavijë duke aplikuar edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht.

Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Kujtojmë se prej dy javësh tashmë mbetet e bllokuar pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.